FIFA anulon dy miqësoret e Shqipërisë me San Marinon dhe Slloveninë

13 Mars 2020, 23:04| Përditesimi: 13 Mars 2020, 23:05

  • Share

Pas ndërprerjes së kampioneve më të rëndësishme në Europë dhe shtyrjes së ndeshjeve të Champions League, FIFA ka marrë edhe një tjetër masë drastike duke pezulluar ndeshjet miqësore që ishin planifikuar për muajt mars dhe prill.

Shqipëria në mars kishte planifikuar dy miqësore, me San Marinon në 27 mars dhe në 30 mars me Slloveninë në Koper. Por të dyja këto ndeshje tashmë zyrtarisht janë anuluar nga FIFA, ashtu si për të gjitha kombëtaret e tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?