Fierza ‘mbytet’ nga mbeturinat e Kosovës e Maqedonisë! Rrjetat mbrojtëse, zotimi i 3 qeverive mbetet ende në letër

5 Prill 2022, 21:12| Përditesimi: 5 Prill 2022, 21:22

  • Share

E gjithë sipërfaqja e vijës liqenore të Fierzës në Kukës është shndërruar në një vendgrumbullim masiv mbetjesh.

Mbetjeve të zonës që përfundojnë në liqen, me reshjet e ditëve të fundit, u janë shtuar edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo situate nuk është e panjohur për banorët e zonës, por më së shumti në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.

Prej vitit 2016 zotimet e marra nga Tiurana Prishtina e Shkupi për vendosjen e rrjetave mbrojtëse vazhdojnë të mbeten në letër.

Të dështuara kanë rezultuar dhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit.

Situata mbetjet u përkeqësua ditët e fundit, pas rritjes së prurjeve në Liqenin e Fierzës. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin e Fierzës aktualisht kanë arritur në 559 m3/sek duke rritur nivelin e ujit Fierzë në 266.36 m, nga 271 metër që është pika optimale.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?