Panairi Kombëtari i Librit në Fier

Nis sot panairi i librit në Fier, marrin pjesë 100 botues nga trevat shqiptare

10 Maj 2018, 12:19| Përditesimi: 10 Maj 2018, 22:51

  • Share

Rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi po marrin pjesë edicionin e 5-të të panairit kombëtar të librit “Fieri 2018”, që u hap sot në sheshin qendror të qytetit. Në ceremoninë e hapjes së panairit ishin të pranishëm personalitete të letrave nga bota akademike, shkrimtarë, studiues, qytetarë, nxënës, etj. Në panairin “Fieri 2018”, janë prezantuar 5 mijë tituj librash, nga të cilët 1500 janë të rinj.

Gjatë ditës të panairit do të organizohen konferencat shkencore si: “Figura e Skënderbeut në letërsinë shqipe e të huaj”,  “Jorgo Bulo, ‘magjistari’ i fjalës së mençur”, me rastin e 79-vjetorit të lindjes, “Universalja në veprën e Petro Markos”, “Shkrimtaret në letërsinë shqipe”. Ndërsa në tryeza e rrumbullakët do të mabahte me temen “Data dhe Personalitete” – kolazh me krijime të autorëve shqiptarë e të huaj, që kanë përvjetorë lindjesh dhe vdekjesh.

Po ashtu do të promovohen një numër i madh librash si; “Shkrimtar i majave letrare-Mbi prozën e Zija Çelës”, “Njëfarë Z. Piekielny” (“Un certain M. Piekielny”) të Francois-Henri Désérable. Përkthyes: Urim Nerguti, “Urtia e fjalës” të akademik Ali Aliut, “Zjarr dhe tërbim” Jenny Han, “Gusht 1914” të autorit rus, Aleksandër Sollzhenjicin, “Anatomia e një krize financiare 2008-2018’ të autorit Adrian Civici, “Ditari i maces”, Shkëlzen Zalli, “Arti i bisedimeve”, të autorit Jakup Krasniqi, “Këngë të Solomonit”, të autorit Sadik Bejko, etj. Pjesë e aktiviteteve të ditës së sotme të panairit është edhe takimi me studiuesin dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi. Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më 13 maj. Dita e fundit do të kurorëzojë me çmim 4 autorët më të mirë të vitit në një ceremoni organizuar për këtë rast.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?