Fier-Ballsh, rruga që po harrohet/ Qytetari: Jam sipërmarrës dhe mjetet po më dëmtohen nga kjo rrugë (VIDEO)

8 Nëntor 2020, 20:36| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 22:52

  • Share

FIER- Që kur nisi të funksionojë autostrada Levan-Tepelenë, segmenti Fier-Ballsh u la në harresë. Në këtë rrugë mjetet janë reduktuar ndaj dhe nuk investohet por për banorët e Mallakastrës ka rëndësi jetike.

Fermerët për shkak të vështirësive të komunikimit me tregjet e shitje-blerjes, janë përballur dhe me aksidente në rrezik për jetën.

“Kjo rrugë prej shumë vitesh ka ngelur në këtë gjendje dhe të braktisur, një rrugë e harruar e cila luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e zonës sepse lidh qytetin e Fierit me bashkinë e Ballshit. Mos të harrojmë që është një rrugë që kalojnë qytetarët e të gjithë krahinës së Mallakstrës. Unë jam sipërmarrës dhe në këtë zonë kemi në mënyrë të përditshme ku qarkullojnë mjetet tona dhe përditë pothuajse kemi nga një difekt. Dhe përtej kësaj kjo rrugë është bërë dhe burim aksidenti. Po ta shohësh, në pak km kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme dhe duhet të restaurohet dhe të zhbllokohet, po të fillojë në mënyrë urgjente investimi.”, u shpreh një banorë i zonës i cili është dhe sipërmarrës.

Gjendja teknike e këtij segmenti rrugor do të shkatërrohet nëse nuk ndërhyhet përpara sezonit të rreshjeve dimërore.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?