Fier/ Vidhen barrierat e rrugës në Cakran, udhëtarët në rrezik (VIDEO)

25 Gusht 2022, 20:23| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 20:31

  • Share

Me një gjatësi prej 17 km segmenti rrugor Fier-Cakran është jashtë standardeve të sigurisë, pasi në pjesën më të madhe të rrugës mungojnë barrierat mbrojtëse dhe sinjalistika.

Vjedhja dhe zhdukja e barrierave mbrojtëse anësore në kthesat më të rrezikshme të rrugës është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe jetën e qytetarve që udhëtojnë në këtë aks.

“Kjo ka qenë një krim i automobilistikës, që janë vjedhur të gjitha këto. Hajduti nuk kapet”, thotë një drejtues mjeti,

“Për të dashur duhen po se di ca ka ndodhur, janë vjedhur apo çfarë është bërë”, thotë një tjetër banor. 

“Rruga duhet të plotësohet menjëherë me barriera. Rrugët janë të rrezikshme sidomos natën.'- u shpreh një tjetër.

Për kreun e Njësisë Administrative Cakran, Ferdinand Korçari situata e vjedhjes së barrierave anësore është një fenomen i përsëritur, ndërsa problematikë për të mbetet dhe shembja e asfaltit të rrugës në disa segmente të saj.

‘Ka ndodhur në vazhdimësi në vitet e fundit, çdo vit janë vjedhur nga pak por më problematike janë pikat e grumbullimit të metaleve sepse diku i shesin këta që i vjedhin. Janë vjedhur pjesët më të rrezikshme të rrugës.’- tha Ferdinand Korçari, kreu i njësisë Administrative Cakran.

Aksi rrugor Fier –Cakran u shërben më shumë se 20 mijë banorëve të njesise administrative Cakran per te levizur drejt qytetit te Fierit, ndërsa prej vitesh mungojnë investimet e ARRSH për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj rruge.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?