Komisariati Fier

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit

19 Prill, 11:38| Përditesimi: 19 Prill, 11:49

  • Share

FIER - Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M., banuese në Fier po hetohet nga Prokuroria.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një 61-vjeçar, I.B., banues në fshatin Hoxharë të Fierit ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur automjetin e tij 'Benz'.    

'Në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin e tij, tip "Benz". Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.', vijon njoftimi i policisë. 
 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?