Foto ilustruese

Fier/ Tentoi të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore, vihet nën hetim shoferi 28-vjeçar

9 Dhjetor 2023, 15:46| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 15:49

  • Share

Fier - Një shofer 28-vjeçar është vënë nën hetim pasi akuzohet se ka tentuar të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore në momentin që është ndaluar.

I riu i identifikuar me inicialet M.R., u ndalua nga patrulla e policisë pasi u konstatua se ishte duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj”,- njofton policia.

Me qëllim shmangien e masës administrative, i riu ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Mbi 28-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?