FIER- E shikon këtë pellg këtu? Këto janë ujrat e Gjanicës. Vijnë në këtë zonë dhe përplasen drejtpërdrejt duke u derdhur në det. Ky është një lloj kanceri që po gërryen gjithë zonën e bregdetit të Semanit dhe gjithë zonën tonë turistike. Këtu në Fier, gjatë sezonit, për shkak të plazhit të gjerë, vijnë shumë pushues, ditorë, pothuaj nga gjithë rrethet, për të bërë plazh".
Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo, ndalon makinën tregon gjithë situatën se çfarë ndodh në zonën që edhe pse u përket komunave, ka impakt edhe për banorët e qytetit.
Unë shqyej sytë nga habia. Sepse, aty ku Gjanica derdh ujrat e veta për t'u bashkuar Semanin e më pas me detin, sikurse mund të duket qartë edhe nga fotot, ka një katrahurë të vërtetë. Zi e më zi. A thua se po shkon në një rrugë që sapo po shtrohet, dhe kanë hedhur pjesën e parë të ziftit.
- Kryetar, e pyes, më falni po nga vjen gjithë kjo sasi e madhe zifti që është këtu në breg?
- E gjithë kjo vjen nga rafineritë e naftës në Ballsh e Fier, të cilat janë rafineri të vjetra dhe shkaktojnë derdhje. Por ndotja vjen gjithashtu edhe nga Dekantimet në Ballsh në Visok. Dekantimi është pastrimi i naftës nga ujrat. Pjesa fundore e ujit që përmban naftë, derdhet e gjitha në Gjanicë, përgjigjet Baftjar Zeqo, i cili, si inxhinier nafte me profesion, mund të vazhdojë të tregojë pa fund se çfarë ndodh në këto rafineri dhe cilat janë derdhjet që bëjnë në lumin Gjanica, i cili më pas, derdhet në det.
- Më fal, po këto puse nafte kujt i përkasin? Vijoj e pyes unë, më shumë se e shqetësuar pse nuk merren masat.
- I përkasin kompanisë Armo, thotë me zë të qetë kryetari.
Po si kështu? mendoj. Ia them edhe kryetarit të Bashkisë. Armo është një kompani që është privatizuar. Si e lejon qeveria, shteti, ministri i Mjedisit, që një subjekt privat të derdhë materiale të tilla në një lum, i cili më pas derdh ujrat e tij në det, dhe gjithë kjo ka efektet e veta të ndotjes së madhe edhe mbi banorët që bëjnë pushime në zonën e Semanit.
- Po dhe Armo, nuk ka se ku i derdh mbetjet e këtyre dy puseve. Aty në Gjanicë do t'i çojë", përgjigjet Baftjar Zeqo.
Po unë vazhdoj e pyes: Nuk ka asnjë mekanizëm që bën filtrimin, për ndarjen e ujërave të pastra dhe atyre që ndoten dhe që kompania që ka privatizuar Armon të bëjë filtrimin e tyre? A nuk duhet të ishte kjo gjë e vendosur në kontratë?
Baftjar Zeqo vazhdon të tregojë se gjithë alarmi i tij si kryetar bashkie ka shkuar në vesh të shurdhët. Madje kujton se para tre vitesh, këtë gjë ia ka thënë edhe kryeministrit Berisha, në zyrën e tij. Me shqetësimin njerëzor se kjo që po ndodh në Gjanicë, është një bombë e madhe ekologjike që do të shpërthejë ndonjëherë. Dhe fotot që unë shkrepa në atë zonë, vetëm një ditë më parë flasin vetë për nxirjen e gjithë zonës nga zifti.
- Berisha më dëgjoi, rrëfen Baftjar Zeqo. U shqetësua. Direkt i tha ministrit Genc Ruli në telefon se në lumin e Gjanicës duhet të vendoset impianti që bën ndarjen e këtyre ujrave. Kanë kaluar tre vjet, iku Ruli, erdhi Mediu. Por as firma private, nuk ka bërë asgjë edhe pse shfrytëzon dy puset e naftës që ndotin Gjanicën.
Investimi për të vendosur këtë impiant është afërsisht 7 milionë euro. Vetë firma private që shfrytëzon Armon, nga secili nga puset nxjerr të paktën 20 milionë euro. Që sipas Baftjarit do të thotë afërsisht 40 milionë euro, për të dy puset. Ndërkohë që nga gjithë këto para, mirë do të ishte që 7 milionë euro të shkojnë për vendosjen e këtij impianti. Po kush e çan kokën për ta bërë një gjë të tillë? Shteti? Qeveria? Çfarë problemi ka se njerëzit mund të notojnë në ato ujra, pa e ditur asfare se çfarë ndikimi kanë ato në organizmin e njeriut?
Hutohem fare. Aty ku kam ndaluar dhe bëj foto, është një zetor. Ai fut kovën e tij të madhe në anët e lumit Gjanica dhe nxjerr prej andej ziftin duke e lënë atë mbi tokë. Bashkë me ziftin, dalin në sipërfaqe lloj lloj plehërash. Ky zetor, është marrë me qira nga një pronar i një restoranti peshku aty pari, ku edhe unë do të shkoj për drekë për të ngrenë peshk. Por ky i shkreti, ndoshta ka dashur të heqë vetullat, e ka nxjerrë sytë!!!! Sepse ndërsa nxjerr tonelata të tëra me zift, që kanë krijuar një pellg të madh zifti i ka hedhur ato në ambient të hapur, aty pari, pa pasur as më të voglin vend që t'i mbledhë të gjitha. Në fund të fundit, ndoshta nuk është detyra e tij të mbledhë këtë zift. Edhe këtë punë që bën, e bën pikërisht për faktin se kërkon të hedhë rrjetat e peshkimit aty në atë vend. Por njerëzit që shkojnë për të drekuar apo darkuar, tmerrohen vetëm nga pamja që kanë përpara, për të mos folur më pas për të tjerat simptoma që shkakton gjithë ai zift në ujin që derdhet në det.
Shëndeti
Bashkia e Fierit ka bërë studime të herëpashershme për këtë skandal ekologjik, ndërkohë që fare pak përkrahje ka gjetur nga organet kompetente të shtetit, por edhe bizneset private që duhet të kujdesen për këtë çështje.
Ndotja e ujrave të Gjanicës sipas tyre, krijon këto simptoma: rrit karbonin në gjak; krijon dobësi të përgjithshme të njeriu; krijon probleme me frymëmarrjen për shkak të pranisë së lëndëve helmuese.
Sa i përket produkteve bujqësore dhe blegtorale nuk ke ç'të thuash: ul rendimentin e produkteve frutore me 20 deri 25 përqind. Sipas bashkisë, gati 80 përqind e kanalizimeve rezultojnë të ndotura; pjesa më e madhe e bulmetit të këtyre zonave vjen era naftë; bagëtitë dëmtohen nga sera dhe nafta në terrenet bujqësore si dhe fakti që duke pirë ujë të ndotur zhvlerësohen produket e zonës në treg, nga frika e ndotjeve.
Pastaj, një tjetër fakt është pengimi i zhvillimit të turizmit dhe për pasojë gjithë zinxhiri i sektorëve që kanë lidhje me të. Sipas bashkisë, dëmtohen vlerat urbanistike dhe estetike të qytetit, dhe sidomos pranë zonës lumore, por që kjo në fund të fundit, nuk ka lidhje drejtpërsëdrejti me shëndetin.
Përfundimi: unë shkova te restoranti i peshkut. Edhe pse zona shquhet për peshk, pasi kisha parë terrenin dhe ziftin në gjithë terrenin, zgjodha të haja diçka tjetër. Më mirë larg detit në Seman, derisa qeveria të vërë dorë për të pastruar terrenin.
(sg/shqiptarja.com)