Fier/ Shisnin kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, 2 në pranga

11 Qershor, 13:09| Përditesimi: 11 Qershor, 14:43

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Fier ditën e sotme, në lagjen ‘1 maj’ pasi shisnin kokainë dhe kanabis të ndarë në doza, të cilat më parë i përgatisnin në banesë.

Pas disa muajsh hetime të kryera në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Procesi”, si rezultat i të cilit u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, dhe u vunë në pranga shtetasit: S. I., 23 vjeç dhe R. O., 28 vjeç, banues në Fier.  

“Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndëve narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektrike, një grirëse bimore, një mjet prerës (thikë) dhe 4 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. I., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?