Gjykata e Fierit

Fier, sherr në gjykatë pas një gjyqi për pronat! Dhunohet një avokat, përfundon në spital! 1 i shoqëruar

24 Nëntor 2022, 13:43| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 13:49

  • Share

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke u goditur me grushte ndërsa është përfshirë edhe avokati i njërës palë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në ambientet e jashtme të gjykatës.  

Personat e përfshirë në konflikt janë identifikuar si J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Dy prej tyre, J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?