Paratë e sekuestruara

Fier, sekuestrohen 97 mijë euro dhe 3 mijë paund, poseduesi nën hetim për pastrim parash

31 Gusht 2022, 09:14| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 09:54

  • Share

Kontrolle të befasishme janë bërë në qytetin e Fierit sa i përket personave me precedent penal ku ka sekuestruar 97 540 euro dhe 3 000 paund. Në kërkim është 28-vjeçari Romeo Çyçymeni. 

Policia e Fierit i ka sekuestruar 28-vjeçarit një shumë të konsiderueshme parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit në makinën me të cilën ai lëvizte.

 Sipas policisë, Çyçymeni thotë se ka precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë.

Blutë kanë nisur procedim penal ndaj 28-vjeçarit dhe i sekuestruan në automjet, 97 540 euro dhe 3 000 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?