Fier/ Përshtaste ambientet për kultivim bimësh narkotike në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

18 Shkurt 2023, 11:31| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 11:47

  • Share

Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen e një të kërkuari ndërkombëtar, të akuzuar nga autoritetet spanjolle si pjesëtar të një organizatë të dhunshme kriminale. Në vijim të operacionit “Member” është arrestuar një 22-vjeçari  Xhovalin Aliaj pasi në bashkëpunim me persona  të tjerë, përshtasnin ambientet e mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, 22-vjeçari  u kap në fshatin Cakran, dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës.

Xhovalin Aliaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Mashtrime tregtare”, “Vandalizmi”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në formën e organizatës kriminale dhe të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës. Ndërkohë po vazhdojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?