Fier/ Përplasen dy automjete, katër persona të plagosur! Makinat të shkatërruara (VIDEO)

3 Shkurt, 17:15| Përditesimi: 3 Shkurt, 21:31

  • Share

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Fier ku janë përplasur tre mjete. Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Toyota".

Kanë mbetur katër persona të plagosur nga ky aksident që më pas janë strasportuar në spital. DKonkretisht të lënduar janë drejtuesit e automjeteve, si dhe dy pasagjeret e automjetit tip "Toyota" të cilat ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Report tv sjell pamje të rënda ku duken makinat të shkatërruara e madje njëra prej tyre ka fluturuar në trotuar.

Disa minuta më vonë një tjëtër aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar më pas në kanalin anës rrugës.

Ndërkohë grupet hetimore vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve.

Ora 17:30
VIDEOLAJM/ Aksidenti me 5 të plagosur në Fier, njëra makinë ‘fluturon’ mbi trotuar! Report Tv sjell pamjet

 

Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti i trefishtë në Fier këtë pasdite, mes 3 automjeteve,  ku mbetën të plagosur 5 persona.

Nga përplasja tejet e fortë një nga makinat ka “fluturuar” në trotuar.

Pjesët e përparme e 3 makinave janë të “thërrmuar” si pasojë e aksidentit të frikshëm.


Lajmi kryesor:

E shtunë aksidentesh në Fier, 6 të plagosur, mes tyre 2 gra! Makinat 'fluturojnë' në kanal e mbi trotuare


B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?