Fier/ Policia arreston agjentin e shitjeve, nxorri në treg produkte false me 'etiketën' e kompanisë ku punonte

29 Shkurt 2020, 11:42| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 11:47

  • Share

FIER - Një agjent shitje u arrestua nga Policia e Fierit pasi ka hedhur në treg produkte të faksifikuara të cilave u vinte emrin e kompanisë ku ai punonte. 

Në kuadër të operacionit policor të koduar "OPSION IX”, specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Policinë e Fierit, arrestuan 38-vjeçarin me inicialet R.G dhe arritën të zbulojnë se në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprat penale:  “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë", "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", "Fshehja e të ardhurave", "Manipulimi i tregut" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve".

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?