Fier/ Godet nënën me thikë, 30-vjeçari arratiset, por bie në prangat e policisë! 50-vjeçarja në spital

5 Korrik 2022, 09:47| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 15:18

  • Share

FIER- Një 30-vjeçar ka goditur disa herë me thikë nënën e tij 50-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku mësohet se Klaudio Çobaj ka goditur nënë e tij me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

50-vjeçarja Drita Çobaj është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa banorët në zonë thonë se ishte një familje e shkëlqyer dhe se djali nuk ishte person problematik.

“Ai çuni nuk e di të vriste zoti për të. Jemi habitur të tëra. Çun i urtë.

Nuk dimë gjë. Familje e shkëlqyer. Ajo e di, nuk e dimë fare. Djali ishte në emigrim, vinte ikte”, thanë ata.

30-vjeçari ka rënë në pranga pak minuta pasi goditi nënën. Ndonëse fillimisht u arratis, Çobaj u arrestua. Drita Çobaj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i ka vdekur. Sipas fqinjëve të 50-vjeçares, thuhet se djali i saj ishte emigrant në Gjermani dhe kishte 20 ditë që ishte kthyer.

Hetimet nga ana e policisë vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Fqinjet dhe banoret

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?