Fier, ktheu banesën në laborator droge, pranga pronarit të shtëpisë Aleksandër Kapaj, më herët u arrestua gruaja dhe i biri

12 Qershor 2020, 10:09| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 10:19

  • Share

Më shumë se një muaj nga zbulimi i laboratorit të drogës në një banesë në Fier, policia ka arrestuar pronarin e banesës që e kishte përshtatur si vend për përpunimin e lëndës narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar "Laboratori", policia arrestoi Aleksandër Kapaj 53 vjeç, ndërsa më herët u arrestua djali i tij Anxhelo Kapaj 22 vjeç dhe gruaja Qamile Kapaj 48 vjeçe, por që më pas u la e lirë.

Ndërkohë vazhdon të jetë ende në kërkim kosovari Brahim Faredini, i cili mësohet se ka financuar këtë laborator droge.

Në 27 korrik 2008, Aleksander Kapaj është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafik droge nga Gjykata për Krime të Rënda. Dënimi i tij është në masën e 6 vjet e 8 muaj burgim. Ndërkohë djali i Aleksandrit, i arrestuari Anxhelo Kapaj, është deportuar nga Franca në vitin 2019, kjo pasi në këtë shtet ai ishte dënuar me 2 vite burgim për akuzën e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Momentalisht Anxhelo Kapaj ndodhet në burg nga gjykata e Fierit, ndërsa për të ëmën e tij Qamile Kapaj u vendos 'arrest shtëpie'.

Në seancën e 3 majit, Qamilje Kapaj pranoi aktivitetin kriminal por tha se kjo kishte ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike pasi kishte një borxh prej 25 milion lekësh tek të afërmit e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?