Policia e shtetit

Fier, përndiqte dhe kërcënonte të renë prej 1 viti, ndalohet 38-vjeçari

15 Mars, 11:33| Përditesimi: 15 Mars, 11:37

  • Share

Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare. S.R., banues në Levan u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Fier.

Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit një shtetase 28 vjeçare.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Lushnje nisi procedimi në gjendje të lirë për E.B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht nipin e tij.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?