Fier/ Përfshihet nga flakët banesa në fshatin Grecalli (VIDEO)

12 Janar 2023, 08:30| Përditesimi: 12 Janar 2023, 08:54

  • Share

FIER- Në banesë në fshatin Grecalli është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve e duke shmangur njëherazi dhe përhapjen e zjarrit te banesat pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës, ndërsa ndërtesa është e pabanuar.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?