Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT në Fier, shkak dyshohet një defekt në kabinën elektrike

25 Janar, 11:56| Përditesimi: 25 Janar, 14:38

  • Share

FIER- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme (25 janar) në zyrat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT). Dyshohet se shkak është bërë një defekt në kabinën elektrike. 

Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për dëmtim të dosjeve në institucionin e IKMT-së. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Ora 12:48
Zjarri në zyrat e IKMT-së, Report Tv siguron pamjet nga brenda institucionit, zyrat e mbuluara nga tymi

 

Report TV ka siguruar pamjet brenda zyrave të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Fier, pas shuarjes së flakëve që përfshinë institucionin paraditen e sotme. 

Siç shihet edhe në pamje, zyrat e objektit janë përfshirë nga tymi ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?