Fier, pensionistët harrojnë virusin, mbushin lulishtet e parqet pa maska e distancë sociale (VIDEO)

11 Qershor 2020, 10:29| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 11:15

  • Share

Report Tv ka bërë një vëzhgim në qytetin e Fierit, se si respektohet masat anticovid të vendosur nga qeveria për të ruajtur shëndetin dhe parandaluar përhapjen e infeksionit dhe ajo që u vu re është se asnjë qytetar nuk respekton distancë, nuk mban maska dhe nuk shmang kontaktin fizik.

Mungesa e masave më e theksuar vihet re te të moshuarit që janë dhe shtresa më e rrezikuar nga virusi.

Ata kanë dalë në grumbuj në parqe e lulishte, pa maska dhe distancë sociale për të luajtur domino apo edhe biseduar mes tyre duke harruar ekzistencën e virusit.

Pensionistët duke luajtur domino në Fier


Lajmi kryesor:

Shqiptarët injorojnë COVID-19, pa maska dhe të grumbulluar, të moshuarit luajnë domino (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?