Foto ilustruese

Fier, pajisnin shoferët me certifikata false të errësimit të xhamave, 2 të arrestuar! Pezullohen 4 punonjës të DRTSHR

2 Dhjetor 2022, 09:12| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 09:29

  • Share

FIER- Dy pronarë të një servisi në Fier kanë rënë në pranga pasi shpërndanin certifikata false për errësimin e xhamave të makinave. Bëhet fjalë për Vilson Duleviçin dhe Xhoniard Aliun dhe të dy ishin pronarë të 2 bizneseve me të njëjtin aktivitet tregtar.

Si pjesë e skemës së shpërndarjes së këtyre certifikatave false në bashkëpunim me dy pronarët, janë pezulluar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier 4 persona, konkretisht, Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj.

Policia nënvizon se 4 punonjësit janë pezulluar në saj të shpërdorimit të detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Vilson Duleviçit dhe Xhoniard Aliu përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?