Fier, nxirrnin inerte pa leje në Lumin Vjosa, një në pranga dhe 2 të tjerë nën hetim në gjendje të lirë

19 Shkurt 2022, 14:33| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:57

  • Share

TIRANË- Juljan Kapaj është shkaktar për një dëm të konsiderueshëm mjedisor në Lumin Vjosë. 35-vjeçari ka grumbulluar sasi të konsiderueshme inertesh në lum me qëllim për shitje, për pasojë është vënë në pranga.

Ndërkohë, 2 të tjerë janë vënë në hetim pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qenë të liçensuar në organet tatimore",

Sekuestrohen 2 kamionë me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë foristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh.

"Operacion kundër krimeve mjedisore përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.Finalizohet operacioni policor i koduar "Vjosa e pastër", vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen 2 kamiona me zhavorr, 1 skrep për të nxjerr zhavorr nga lumi, 1 autoveturë foristradë dhe 1 pikë grumbullimi inertesh.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Vjosa e pastër", në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit J. K., 35 vjeç, dhe procedimi penal i shtetasve B. M., 29 vjeç dhe Z. M., 32 vjeç, të tre banues në Fier.

Arrestimi i shtetasit J. K., u bë për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, "Vjedhja“ dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ky shtetas ka kryer gërmime dhe marrje zhavori në shtratin e lumit Vjosë, ku ka grumbulluar sasi të konsiderushme inertesh për shitje, duke shkaktuar dëm mjedisor në këtë zonë dhe vjedhje të pasurisë shtetërore. Shtetasit B. M. dhe Z. M. u proceduan penalisht për veprën penale "Fshehje e të ardhurave" pasi janë pronarë dhe drejtues të automjeteve të cilët kryenin transportimin e inerteve nga shtrati i lumit për në destinacion, duke mos qënë të liçensuar në organet tatimore", njofton Policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?