Foto ilustruese

Fier/ Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë një 26-vjeçar në spital

12 Shkurt 2021, 20:50| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 20:57

  • Share

FIER - Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Fier si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël ku 26-vjeçari me iniciale A.B. po drejtonte një motorçikletë dhe ka përfunduar në kanal.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra e ka ndërruar jetë.

"Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip "Yamaha" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit" - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arturi: 13/02/2021 00:06

    VENDOSNI KASA,,MORE C'FARE BENI KESHTU,,PO NA IKIN TE RINJTE KOT SE KOTI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?