Çantë e dyshimtë në ambientet e jashtme të një lokali në Fier, forcat xheniere konstatojnë brenda vetëm sende personale

6 Prill 2022, 15:08| Përditesimi: 6 Prill 2022, 18:50

  • Share

FIER- Një çantë e dyshimtë u konstatua në një Bar-kafe në lagjen 15 tetori në Fier. Menjëherë pas konstatimit policia mbërritën në vendin e ngjarjes e më pas iu bashkuan edhe forcat xheniere nga Tirana.

Prej orës 14:00 çanta e krahut në ngjyrë të zezë ishte lënë në karrigen e një lokali në trotuar. Fillimisht çanta u konstatua nga qytetarët, të cilët telefonuan policinë

Forcat xheniere bllokuan valët e telefonit me qëllim për të shmangur një shpërthim të komanduar, por rezultoi se në çantë kishte vetëm sende personale, libra e rroba.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?