Viktima Florian Selimi

Fier/ Vranë me thikë dhe hodhën në kanal 23 vjeçarin nga Tropoja, arrestohet autori i dytë! ishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)

30 Prill, 13:12| Përditesimi: 30 Prill, 13:38

  • Share

FIER- Merr fund arratia e njërit prej autorëve të vrasjes së 23 vjeçarit Florian Selimit ngjarje e ndodhur më 12 gusht 2019.  I riu u gjet i pajetë mëngjesin e asaj dite në një kanal në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit.  Viktima ishte me origjinë nga Tropoja që ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë me thikë gjatë një konflikti.

Policia e Fierit informoi sot se ka arrestuar Sadri Selecën, 31 vjeç pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Fier kishte caktuar dënimin prej 19 vite burg për vrasjen e 5 viteve më parë. I riu kreu kishte kryer krimin me Kiri Merica 20-vjeç i cili aktualisht ndodhet në burg.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06 korrik 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim. Më datë 11 gusht 2019, në vendin e quajtur "Ura e Zharrës", ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. M. (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Florian Selimi.   

Dy autorët Kiri Merica 20-vjeç dhe Sadri Selaci 26-vjeç rezultojnë të jenë arrestuar dhe më 15 gusht 2019  kanë dalë para gjykatës së Fierit dhe ndaj tyre kishte dhënë masen e sigurise 'arrest me burg'. Nuk dihet si i riu ka përfunduar i lirë për tu arrestuar 5 vite më pas, në kuadër të operacionit të koduar "Sharp" 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?