Po pastronte armën, gjyshi plagos me çifte mbesën në Patos

28 Gusht 2022, 16:10| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 17:19

  • Share

PATOS- Një 25 vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme në Patos.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa i moshuari ka qenë duke pastruar armë, që e kishte me leje, në momentin e ngjarjes.  25-vjeçarja ka marrë plagë të lehta në këmbë po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë që një person plagoset nga i afërmi i tij teksa po pastronte armën. Rasti më i fundit e që përfundoi në mënyrë tragjike është regjistruar në Shkodër, ku xhaxhai teksa po pastronte armën, vrau pa dashje nipin 10 vjeçar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?