Fier/ Gjykata u jep fëmijët nënave pas divorceve, baballarët ‘ngujojnë’ fëmijët në shtëpi! Ndërhyn përmbarimi! Halla: S’duan të rrinë mamatë e tyre (VIDEO)

27 Tetor 2022, 19:22| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 19:33

  • Share

Gjashtë fëmijë, të moshës nga 8 deri në 13 vjeç prej disa ditësh nuk shkonin në shkollë. Ata janë mbajtur të izoluar në shtëpi, nga baballarët e tyre, Ilir dhe Lefter Hilaj. Të dy vëllezerit, pasi janë divorcuar nga gratë e tyre nuk kanë zbatuar vendimet e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve. Ndaj këtë të enjte ka ndërhyrë Përmbarimi, mbështetur nga policia.

Përmbaruesi Julian Hoxhaj, tha se gjykata e Fierit ka lënë fëmijët në kujdestarinë e nënave.

“Në banesën e shtetasve Ilir Hilaj dhe Lefter Hilaj është ekzekutuar një vendim gjykate. Ilir Hilaj është në masën arrest me burg dhe për këtë arsye kemi ardhur këtu për të ekzekutuar urdhrin e gjykatës dhe fëmijët t’ia kalojmë nënës sepse nuk ka kujdestar ligjor në banesë. Shtetasja  Majlinda Hilaj e cila ka qenë me urdhër mbrojtje nga gjykata ku i padituri Lefter Hilaj nuk lejohet të takonte fëmijët e vet, është ekzekutuar dhe ai vendim dhe fëmijët i kanë kaluar Majlinda Hilaj”.- tha përmbaruesi Julian Hoxhaj.

Motra e Ilir dhe Lefter Hilajt pretendon se nipërit nuk janë mbajtur forcërisht.

“Unë jam halla. Gjykata ua ka dhënë nënave, vëllanë e arrestuan, Lefterin e lanë, policia e terrorizuar, djali 13 vjç hoqi çelësin e derës. 6 fëmijë 3 njëri 3 tjetri. Fëmijët nuk shkojnë në shkollë se kanë shkuar nënat për ti marrë po ata nuk duan të rrinë me baballarët. Reprezale policia. Nuk e duan mamanë. Gjykatat kanë vendosur t’i marrë nënat”.- u shpreh halla e fëmijëve.

“Fëmijët nuk e duan nënën e tyre. Unë jam daja e Lefterit e Ilirt dje pasdite policia 4 orë, ata fëmijët qëllonin me gurë. Arrestuan ilirin është person, punon në kontrollin e shtetit në tiranë”.- tha daja Ilir Hilajt.

Tre ditë më parë policia arrestoi 49-vjeçarin Ilir Hilaj, pasi gjykata ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për veprat penale "Keqtrajtimi i të miturve" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës". Ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur vëllai tjetër Lefter Hilaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • teta: 28/10/2022 08:44

    yyyyy ndyresire, halle pise...leri moj femijet me nenat e tyre !!!

    Përgjigju
  • Sweden: 27/10/2022 21:41

    Cfare traumash ju shkaktohen femijeve! Femija ka nevoje si per babain dhe per nenen. Ñese prinderit kane vendosur te ndahen perse femijet i jepen vetem nenes. Legjislacioni duhet ribere se qenka akoma i kohes se Lek Dukagjini. Femijet duhet te kene kohe te barabarte si tek nena dhe babai. Nje jave tek nena e nje jave tek babai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?