Fier/ Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej 4 ditësh

18 Janar 2023, 10:01| Përditesimi: 18 Janar 2023, 14:42

  • Share

FIER - Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej katër ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. E vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit. 

Këtë të mërkurë, është krehur me varkë e gjithë rrjedha e lumit deri në grykëderdhjen e Semanit nga efektivë të policisë në bashkëpunim me punonjës te ADZM-së, ndërkohë që paralel po kërkohet me dron edhe nga ajri. Gjatë kësaj të mërkure polumbarët e RENEA-s nuk kanë qenë të pranishëm në këtë operacion kërkimi.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qera makinën me të cilën dyshohet se ra në lumin Seman. Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 4 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen edhe familjarë të 26 vjeçarit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?