Foto ilusttruese

Fier/ Dy burra dhunojnë gratë: Njëri në pranga, tjetri në kërkim

25 Shkurt, 16:10| Përditesimi: 25 Shkurt, 16:14

  • Share

FIER- Një 51 vjeçar në Roskovec është arrestuar nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Një tjetër burrë dhunues në Patos është shpallur në kërkim

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?