Fier/ Digjet kamionçina e ngarkuar me mobilje, drejtuesi i mjetit dëgjoi zhurmën dhe vuri re flakët

13 Tetor 2022, 07:53| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 08:10

  • Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët kanë djegur plotësisht një kamionçinë në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshati Bishqethem. Kamionçina që udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit ishte e ngarkuar me mobilje.

Drejtuesi i mjetit ka pohuar se ka dëgjuar një zhurme nga pas të kamnoncinës dhe më pas ka parë flakët. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses nuk ka shpëtuar asgjë nga kamioncina dhe ngarkesa.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Zzjarfikësit dyshojnë se një shkëndije elektrike në pjesën e pasme të mjetit ka shkaktuar zjarrin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?