Lumi Vjosa

Fier/ Dëmtuan Parkun Kombëtar të Vjosës duke marrë zhavorr, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona

15 Maj, 11:07| Përditesimi: 15 Maj, 11:19

  • Share

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 shtetas të akuzuar për veprën penale ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se A.L., E.L., F.S., kanë dëmtuar Parkun Kombëtar të Vjosës, duke marrë zhavorr.

'Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetasve A.L, E.L dhe F.S të akuzuar për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, e  parashikuar nga neni 202/b dhe 25 i  Kodit Penal.', thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata kanë kryer veprime në këtë park, i cili me VKM-në e datës 26 janar 2022, është shpallur ‘Park Natyror’, duke përkeqësuar habitatin, që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore. Sipas vlerësimit të hetimeve rezulton se dëmi i kryer në park është 3 milion lekë të reja.

'Të pandehurit kanë kryer veprime drejtim të marrjes së zhavorrit në Lumin Vjosë, lum i cili është shpallur ‘Park Natyror’ përmes VKM nr. 59, datë 26.01.2022. Nga veprimet e kryera të pandehurit kanë shkaktuar një dëm në vlerën 3.000.000 lekë.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë së Fierit.

Nga ana tjetër, prej Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit është pranuar kërkesa për ta dërguar çështjen penale në gjykim.

Prokuroria e Fierit është e angazhuar plotësisht për identifikimin dhe hetimin e veprave penale kundër mjedisit.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?