Fier, dëmtimi i serave, AKU:
Në treg ka farëra me probleme

29 Prill 2016, 16:54| Përditesimi:

  • Share
Shkak për dëmtimin e serave dhe të mbjellave të fermerëve janë bërë farërat me probleme. Ky fakt pohohet nga drejtuesit e AKU, në Fier të cilët pas kontrolleve kanë konstatuar se në treg ka edhe farëra të pacertifikuara. 

Pas ankesave të fermerëve se u janë dëmtuar prodhimet për shkak të cilësisë së farërave dhe lëndës së parë për kultivimin e bimëve kanë nisur edhe kontrollet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 

Nga këto inspektime ka rezultuar se shkak për fenomenin e dëmtimit të prodhimeve janë bërë cilësia dhe mungesa e certifikimit të farërave. Ky fakt pohohet edhe nga drejtori i AKU në Fier Frederik Çuko. 

Gjatë kësaj periudhe janë dëmtuar shumë sipërfaqe perimore kryesisht në sera.  Më të dëmtuara janë kulturat e mbjella me domate e tranguj.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?