Fier, burri plagos me pistoletë gruan 21 vjeçe më të re

29 Korrik 2023, 23:04| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 07:31

  • Share

Një 49 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij 21 vjet më të re. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme (29 korrik 2023) në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit.

Report TV mëson se Robert Kotsi, 49 vjeç ka qëlluar me pistoletë Nertila Furrxhiu, 28 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore, mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten. Pasi e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën Robert Kotsi plagosi bashkëshorten e tij.

1690664107_pistolet.jpg

Arma e krimit

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?