Fier/ Punëtori 50-vjeçar bie nga skelat e pallatit teksa lyente, ndërron jetë prej plagëve (VIDEO)

16 Qershor 2020, 12:50| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 13:54

  • Share

FIER-Një punëtor 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelat e katit të dytë të pallatit në lagjen "11 Janari" teksa lyente.

Edhe pse  është çuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit presoni me iniciale B.D. nuk ka mundur dot të mbijetojë prej plagëve të marra në kokë. Pallati ku ai po punonte është në pronësi të F.Y., i cili është i pajisur me dërrasat mbrojtëse dhe skelat ku personi mund të qëndronte teksa punonte.

Akoma nuk dihet shkaku se përse ai ka rënë dhe sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pamje nga ndërtesa

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?