Foto ilustruese

Fier/ ‘Benzi’ përplaset me zetorin në aksin Levan-Tepelenë, plagoset shoferi i mjetit bujqësor

26 Dhjetor 2023, 19:28| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 19:42

  • Share

Qarku Fier – Një aksident ka ndodhur pasditen e  sotme, rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Vogël.

Një automjet tip “Benz” autobot, me shofer 36-vjeçarin e identifkuar me inicialet A.G., është përplasur me një zetor.

Për pasojë është plagosur shoferi zetorit, i identifikuar me inicialet D.Rr., i cili  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Vogël, automjeti tip "Benz" autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr",- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?