Fier/ Bankers Petroleum rehabiliton rrugën Kallm i Madh-Kallm i Vogël në Fier, investim 37 mln lekë

29 Mars 2022, 16:00| Përditesimi: 29 Mars 2022, 22:03

  • Share

Një nga projektet më të fundit për përmirësimin e infrastrukturës të zonës ku operojmë është riokonstruksioni i rrugës Kallm i Madh - Kallm i Vogël. Ky është një nga akset me fluksin më të lartë të lëvizjeve në këtë rajon.  

Për dekada rruga ishte një shqetësim i madh për banorët e këtyre zonave. Rehabilitimi i rrugës që lidh këto fshatra me rrugën nacionale Fier-Lushnje është një investim me vlerë 37 milion lekë nga Bankers Petroleum dhe mbështetur nga Bashkia e Fierit dhe Albpetrol.  

Falë investimit të Bankers, sot rruga ofron akses të shpejtë dhe të sigurtë jo vetëm për 4500 banorët e zonës, por edhe për të gjithë përdoruesit e shumtë të saj.  

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?