Fier/ Bankers Petroleum, dhjetëra investime me interes publik, vetëm në godinën e "Mjedisit" u dhanë 700 mijë lekë

27 Nëntor 2020, 12:56| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 13:01

  • Share

Bankers Petroleum Albania ka kontribuar shumë për investime në zonën e Fierit, nga rikonstruksioni i shkollave, rrugëve, parqeve e spitale, deri tek qendrat shëndetësore jo vetëm në qytet. Së fundmi Bankers realizoi ndryshimin rrënjësor të godinës së Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier. Për këtë investim u dhanë 700 mijë lekë dhe godina përfundoi vetëm për dy muaj

Për vetëm dy muaj u arrit ndërtimi i godinës së re për Agjencisë Rajonale e Mjedisit në Fier.  Me mjedise të rikonstruktuara ndërtesa ka pësuar një ndryshim të ndjeshëm pas përfundimit të punimeve të cilat u realizuan në një kohë të shpejtë. Investimi për rikonstruksionin e objektit u bë i mundur nga kompania Bankers Petroleum Albania, në një vlerë totale prej 700 mijë lekësh.

Për Report Tv ka folur Arben Voja, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier.

Përmes fondit të Bankers është bërë e mundur hidroizolimi dhe lyerja e godinës si dhe e fasadës, janë rikonstruktuar mjediset e brendshme si dhe tualetet. Bankers Petroleum Albania ka mbështetur dhe realizuar projekte të ndryshme me Agjencinë Rajonale të Mjedisit në qytetin e Fierit. Si një kompani e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit në operacionet e përditshme të prodhimit të naftës, Bankers është fokusuar edhe në nisma që ndihmojnë në përmirësimin e situatës mjedisore në rajonin e Fierit në tërësi.

 Prej vitesh tashmë Bankers Petroleum Albania është kthyer në një nga partnerët më të rëndësishëm për institucionet lokale në qarkun e Fierit. Investimet e kompanisë janë shtrirë në rikonstruksione shkollash, spitale, qendra shëndetësore, rrugë dhe parqe. Drejtuesit e Bankers konfirmojnë se mbështetja ndaj projekteve në këto komunitete do të vijojë edhe pse vitin e fundit industria e naftës është goditur nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 27/11/2020 17:36

    BANKERSI TE LARGOHET NGA SHQIPERIA NJE ORE E ME PARE,,NAFTA TI KTHEHET POPULLIT SHQIPTAR,,,,,ASNJE CIBAN I HUAJ MUK KA TE DREJTE TE NA MARRE NEVE NAFTEN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?