Fier/ Autobusi merr flakë në lëvizje, zjarrfikëset shuajnë në kohë zjarrin (VIDEO)

23 Mars, 20:09| Përditesimi: 23 Mars, 20:14

  • Share

FIER - Një autobus i linjës Fier-Patos ka marrë flakë në lëvizje këtë pasdite, si pasojë e një defekti teknik.

Të trembur nga incidenti pasagjerët kanë braktisur menjëherë autobusin por falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

“Rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Fier-Patos", dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.”,-njofton policia.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?