Fier, u kap me 2 pistoleta, arrestohet 30 vjeçari! Pas kontrolleve i gjendet municion luftarak, mitraloz dhe 2 granata dore (EMRI)

19 Janar, 10:08| Përditesimi: 19 Janar, 15:29

  • Share

FIER- Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Cakran pasi iu gjetën 2 pistoleta në makinë dhe banesë. Në pranga ka rënë i riu Vjoni Gjoka. Në kuadër të operacionit të koduar “Risku” vijuan kërkimet në objektin në pronësi të të arrestuarit ku u gjet edhe një sasi e madhe armësh, mes tyre një mitraloz, granata dore dhe numër i madh fishekësh.

Fillimisht 30 vjeçari u ndalua për një kontroll në makinën e tij, që solli më pas të gjithë operacionin e policisë ku u zbulua arsenali i armëve.

Konkretisht u zbuluan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;

-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;

-1krëhër automatiku;

-2 bomba dore (granata difensive);

-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;

-1 pistoletë gjurmëlënëse;

-2 radio si të Policisë;

-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;

-5 celularë;

-1 GPS.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

1705655511_fier.jpg

Ora 15:07
U arrestua gjatë natës pasi iu gjetën 2 pistoleta, policia zbulon arsenal armësh në banesën e 30 vjeçarit në Fier: Mitraloz dhe granata dore

 

Policia e Fierit ka zbuluar detaje të tjera rreth armëve që iu sekuestruan 30 vjeçareit Vjoni Gjoka i cili u arrestua pasi iu gjetën 2 pistoleta në banesë dhe makinë. 

Mësohet se gjatë kontrolleve policia ka gjetur edhe një sasi të madhe municioni luftarak që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:  

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme; 
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive); 
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm; 
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?