Foto ilustruese

Fier, 66-vjeçarit i sekuestron tri llogari bankare me vlerë 14 mln lekë, është subjekt i OFL! Djali i tij është dënuar në Itali

7 Korrik 2020, 14:14| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 14:42

  • Share

Tri llogari bankare me vlerë 14 mln lekë janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Burime për Report TV bëjnë të ditur se llogaritë janë në emër të Lako Levanit nga Fieri, ndërsa paratë e sekuestruara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi Artan Levani është dënuar në Itali.

"Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë. Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?