Komisariati i Policisë së Fierit

Kronikë

Fier/ 66-vjeçari plagos me çifte kushëririn e tij

7 Korrik 2021, 11:12| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 11:31

  • Share

FIER- Një konflikt mes dy kushërinjve të largët ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.

Report Tv ka mësuar se Haredin Nazëraj 66 vjeç pas një konflikti plagosi me armë gjahu kushëririn e tij, Klement Nazëraj, 37 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, teksa mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Plagosi me armë gjahu një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë, prangoset autori. Sot rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi H. N., 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin K. N., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Fier.  U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. N., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?