Fier/ 39-vjeçari gjendet i pajetë brenda makinës së tij (VIDEO)

16 Nëntor 2023, 13:23| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:31

  • Share

FIER- Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në një automjet tip "Volkswagen", të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, në Fier. 39-vjeçari Julian Balliu, banues në Tiranë, është gjetur i pajetë rreth orës 11:20.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?