Fier/ 29-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal mes shkurreve, dërgohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

18 Dhjetor 2022, 11:19| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 11:27

  • Share

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.

Siç mund të shihet në pamjet që Report Tv sjell, makina tip ‘Fort’ ka përfunduar mes shkurreve, e ndërsa shoferi 29-vjeçari me inicialet M. L., ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhur në fshatin Strum, teksa Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?