Roma-Feynoord është një finale europiane e denjë për trofetë prestigjioz dhe kjo edhe për shkak të përkrahësve që ato kanë.
Duke nisur nga data 24 maj, për shkak të Conference League, si tifozët e Romës ashtu edhe të Feynoord pritet të jenë në Tiranë dhe do të shoqerohen me forca të shumta policie, për shkak se konsiderohen jo pak të rrezikshëm.
Në transferta tifozët holandez janë më të ashpër dhe jo më kot shkaktuan trazira në gjysmëfinale kundër Marseille-s, por në vitin 2015 ata janë përplasur edhe me policinë italiane pikërisht në përballjen e Europa League kundër Romës.
Për këtë ngjarje 33 persona u arrestuan nga policia, ndërsa është edhe një këmbanë alarmi për policinë e Tiranës.
Ne.k.//ReportTv.al
Komento
Kur tifozat e Fejenordit kan ba kerdine ne Rrome Tiranen e shkatrrojn per 2 ore!!
Përgjigju