Shefja e Patrullës së Lezhës

Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në ajër, pezullohen 4 policë ne Lezhë

25 Mars 2021, 11:11| Përditesimi: 25 Mars 2021, 14:05

  • Share

LEZHË- Festimi i pazakontë i ditëlindjes së shefes së Patrullës, i ka kushtuar vendin e punës 4 punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme "Shqiponja”. Mësohet se ato kanë qëlluar me armë në ajër për të festuar ditën e veçantë të shefes së tyre, për pasojë janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se bëhet fjalë për R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M., ndërkohë që ndaj tyre ka nisur edhe një procedim penal nga strukturat e SHÇBA-së. Referuar të dhënave dhe vidoes së publikuar rezulton se punonjesit e policisë kanë festuar ditëlindjen e e shefes së tyre në mesnatë gjatë orarit të punës, teksa në video duket qartë se njëri prej tyre qëllon me armen e shërbimit në ajer. 

"Pas videos se publikuar ne rrjetet sociale nje dite me pare jane pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme "Shqiponja” 
Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. 
Po sipas burimeve behet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal per keta punonjes. Nderkohe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore "Sjellje e rëndë diskretituese", njofton policia. 

Ora 12:04
4 efektivë të 'Shqiponjave' qëlluan me armë në ditëlindjen e saj, kjo është shefja e Patrullës (FOTO)

Report Tv ka siguruar foto të shefes së Patrullës, për të cilën në ditëlindjen e saj, 4 efektivë të "Shqiponjave" qëlluan me armë. Për pasojë ato u pezulluan.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2021 01:31

    Turkoshake tamam,i celebrojme festat e gezimet me krisma!!

    Përgjigju
  • sapa: 25/03/2021 19:37

    Po shefes i erdhi mire qe u festua ne kete menyre?nuk behet kurre ky popull!

    Përgjigju
  • Taho: 25/03/2021 12:47

    Policia qe duam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?