Ministrja Spiropali me buqetën me lule

Feston sot ditëlindjen, ministrja Spiropali surprizohet nga kolegët në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

15 Mars, 21:58| Përditesimi: 15 Mars, 22:19

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali feston sot ditëlindjen. Ajo është surprizuar nga kolegët të cilët i kanë dhuruar një buqetë me lule.

Ministrja mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku u arrit dakordësia me Rithemelimin për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS dhe PPP në Shëndetësi.

Takimi në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit nisi me një buqetë lulesh që Bledi Çuçi ia dhuroi Elisa Spiropalit në emër të Konferencës së Kryetarëve.

Vetë ministrja ka ndarë foto nga ky moment, ndërsa ka pasur një falënderim për gjithë urimet që ka marrë në këtë ditë të veçantë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?