Festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre, Donald Veshaj ndan fotot krah Bora Zemanit

5 Nëntor 2022, 22:51| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 22:54

  • Share

Çifti i shumëpërfolur Donald Veshaj dhe Bora Zemani festojnë sot përvjetorin e lidhjes. Donaldi ka ndarë disa foto krah Borës, ndërsa foto janë publikuar edhe nga moderatoja.

Bora shkruan krahas fotove numrin 5. Epo dihet tashmë që data 5 është një ditë e rëndësishme për çiftin.

Në puntatën e 'Dancing with the Stars’, Bora i kërkoi bashkëprezantuesit të saj Eno Popit ta mbyllë pak më shpejt programin, pasi “ka një sebep”.

“Ora është fiks 00:00 edhe shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm. Një gotë më shumë në datën 5”- u shpreh Bora.

Donaldi nuk e la pa kujtuar datën 5 edhe një vit më parë, ndonëse ishte pjesë e ‘Big Brother’. Ai i dërgoi live një varëse Borës, të futur në një kuti me ëmbëlsira.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?