Festoi me flamur kuqezi para serbit, boksieri Xhangolli: S’ishte provokim, doja të lartësoja Shqipërinë

14 Mars, 14:12| Përditesimi: 14 Mars, 14:23

  • Share

Boksieri Leo Xhangolli u shpall fitues i aktivitetit ‘Open Balkan’ në Durrës ku morën pjesë shumë sportistë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I riu i talentuar në finale mposhti me pikë boksierin serb Vukajlović Vuk-Kruševac, për kategorinë deri në 80 kilogramë, teksa në raundin e tretë arriti edhe ta rrëzonte në ring. Atë që e bëri me speciale fitoren ishte se Xhangolli në fund festoi me flamurin shqiptar para boksierit serb.

“Do festoja me flamurin edhe po të ishte nga Maqedonia e Veriut kundërshtari, por e bëra atë veprim se ishte ndeshje finale e Open Bankal dhe doja të tregoja se Shqipëria ia del. Nuk është se ishte provokim apo kunj për boksierin nga Servia,”-tha fillimisht boksieri.

Në intervistën për Report TV boksieri shqiptar tregoi se edhe serbi nuk e kishte marrë si provokim këtë gjest.

“Më është dukur sikur e pa me vëmendje, por në fund kur e takova nuk ma përmendi. Thjeshtë më tha ‘respekte, je shumë i fortë’ dhe më pas vazhdoi punën e tij,”-u shpreh ai.

17-vjeçari zbuloi se boksin fillimisht e ka nisur si hobi, por me kalimin e kohës ka zbuluar një pasion.

“Boksin e kam nisur që 13 vjeç dhe kam katër vite që e praktikoj. Në fillim e nisa si hobi dhe pak nga pak duke ngjitur shkallët kalova në një nivel kompetitiv. Boksi në Shqipëri është shumë në rritje, siç ishte edhe eventi ‘Open Balkan’ këtu në Durrës. Evente të tilla na ndihmojnë shumë,”-tha Xhangolli.

Leo Xhangolli është pjesë e ekipit të Teutës në Durrës, ndërsa stërvitet nga trajneri Enton Kikrri.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?