Festohet Halloween në Tiranë, ‘maskohet’ kryeqyteti! Të rinjtë mbushin lokalet

1 Nëntor 2023, 09:51| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 09:56

  • Share

Mirë se erdhët në Albania Halloween. Edhe pse jo festë tradicionale Shqiptare, por një festë e importuar nga kultura perëndimore Halloweeni po kthehet në traditë edhe në vendin tonë.

Halloween është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Rrugëve të kryeqytetit pritet të shohim personazhe të frikshme , por të shohim kë do takojmë?

Në një festë të tillë në lokalet e Tiranës sigurisht që nuk munguan figura merimangash të shpërndara kudo, skeletë, kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda njerëz të maskuar si djaj, vampirë etj

Të rinjtë dolën natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm të frymëzuar edhe nga filmat thriller.

Halloween është një festë me origjinë pagane. Në Skocinë e vjetër dikur mendohej se ishte pikërisht nata e 31 Tetorit, kur nuk kishte kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?