Festivali i Teatrit të Kukullave, interpretojnë në Pogradec artistët e vegjël

15 Qershor 2023, 19:16| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 19:21

  • Share

Shtatë grupe të teatrove nga qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të performojnë për tre netë, fabula dhe personazhe.

Nisi kështu edicioni i 17-të i festivalit të teatrit të kukullave “Xinxërfilo” në qytetin e Pogradecit.

 “Festivali Xinxërfilo është një festë për të gjithë ne dhe për vogëlushët e Pogradecit. Është një festival që shpalosen vlerat e të gjithë teatrove të Shqipërisë.  Trupat e teatrove përfaqësohen këtë vit me personazhe dhe aktorë (fëmijë) të rinj.”- tha Eritan Kamolli, Drejtor i Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”

Shkodra përfaqësohet në këtë festival me 5 aktorë dhe kjo është një mundësi e mirë për për të shkëmbyer eksperiencat mes trupave teatrale.

“Për Shkodrën kjo është pjesëmarrja e dytë në festivalin kombëtar të kukullave, ku regjizorja Xhaja tha se trupa është ende e re dhe se ka shpresë se nga ndryshimi i “pushtetit vendor” në Shkodër mund të rritet dhe mbështetja financiare në projekte për këte teatër”.- tha Drane Xhaja regjisore.

Këtë vit në festivalin Xinxërfilo është menduar që të mos ndahen çmime, kjo për të mos krijuar konkurencë mes trupave, pasi sipas organizatoreve më i rëndësishëm është bashkepunimi dhe ndarja e eksperiencave mes tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?